Kjo eshte 52-vjeçarja që prej 27 vitesh konsumon vetëm fruta,po mëson edhe fëmijët


Shumë njerëz thonë që kurrë nuk mund të bëhen veganë, një stil jetese ky që eliminon nga dieta e të ushqyerit të gjitha produktet që rrjedhin nga kafshët.

Por një grua në Queensland i ka marrë gjërat një hap më tej dhe nuk ka ngrënë asgjë tjetër veçse fruta për 27 vitet e fundit.

Anne Osborne ushqehet vetëm me fruta të papërpunuara, dhe duke u nisur nga mosha e saj, ajo thotë se është duke luftuar për tu përshtatur.

Ajo është 52 vjeç, më në formë se kurrë dhe ka vendosur që edhe fëmijët e saj t’i rrisë me po të njëjtën dietë që ka bërë dhe vetë.

Nëna e dy fëmijëve u bë vegane kur ishte 20-vjeç pasi zbuloi se nuk mund të hante mish, vezë apo produkte të qumështit për arsye etike.

Ajo nuk e ndryshoi kurrë stilin e saj të jetës dhe kaloi nga një dietë vegane në një dietë me fruta të papërpunuara. Bananet, papaja, mangot dhe avokadot janë vetëm disa nga preferuarat e saj.

Për të nuk bëjnë përjashtim as festat, as Krishtlindjet dhe Vitit i Ri kur presupozohet që tavolina të jetë e shtruar me lloj-lloj ushqimesh.

Anne tregon:

Ndihem e shëndetshme dhe energjike me këtë dietë. Kur e fillon fillimisht të duket e çuditshme kjo për shkak se ti nuk e konsideron të bollshëm vaktin tënd por sot unë e ndjej të nevojshme të vazhdoj kështu.”