Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren dje në orët e vona të mbrëmjes ka pranuar informatën se në fshatin Kobaj janë dëgjuar të shtëna nga armë të zjarrit.
Sipas njoftimit të PK-së, Njësitet patrulluese, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe hetues kanë shkuar në fshat.
Gjatë hetimit fillestar është kuptuar se në një shtëpi kishte pasur aheng familjar me ç’ rast janë përdorë edhe armë.
Policia fillimisht kishte gjetur gëzhoja e më pas në bisedë e sipër me të dyshuarin e rastit, i njëjti ka pranuar që t’i dorëzojë dy armë: një pistoletë të llojit “ZIGANA” M16 dhe një pushkë gjahu e llojit “Cobalt”.
Pas intervistës është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt.