‘Këtu ka gisht gruaja ime’, vogëlushi i Piter Pan vë në siklet Sidrit Bejlerin


I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e “Piter Pan” është këngëtari shumë i dashur për publikun, këngët e të cilit kanë mbetur hite ndër vite, Sidrit Bejleri.

Xhejson, një nga vogëlushët e ëmbël të Piter Panit i kërkoi Sidrit t’i shprehte dashurinë bashkëshortes.

Këngëtari u shpreh i lumtur që me bashkëshorten kanë 21 vite bashkë, por Xhejson insistoi që Sidriti të vazhdonte t’i shprehte dashurinë.

“Këtu ka gisht gruaja ime”, tha me humor Sidriti.