Këshilltari i ministrisë së Jashtme Glevin Dervishi ka treguar një sekret të ish-ministrit të Jashtëm Ditmir Bushatit në një takim në Kretë.
Gjatë festës së fundvitit, ku janë mbledhur të festojnë stafi i Ministrisë së Jashtme, Dervishi ka treguar se Bushati vuri greket të këndonin vallen çame të Osman Takes.
‘Në këto pesë vite nuk mund të harroj tre momente, momentin e parë kur kemi bërë vizitën në Beograd, momentin e dytë kur kemi nënshkruar dokumentin e partneritetit strategjik dhe momentin e tretë që do ia dedikoja vetëm një njeriu, Ditmir Bushatit, i cili po me eksperiencën time modeste ka qenë njeriu i vetëm që mund ta them me plot zzë dhe nuk është surprizë.
E uli shqipërinë dinjitare, të fortë dhe shumë serioze dhe kërkoi maksimumin përballë Greqisë dhe kjo është meritë vetëm e këtij njeriu. dhe po ashtu po ju them dhe një sekret, gjatë bisedës dhe diskutimit që kemi paasur në Kretë bëri Mandin që të kërcejë me mua dhe vuri palën greke të këndojë këngën çame të Osman Takes’, tha Dervishi.