Keshilltari i Erdogan ju prish gjumin fqinjve“Greqinë e shkatërrojmë brenda 3-4 orësh”


Yigit Bulut,një prej këshilltarëve kryesorë të Presidentit turk,Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar se një luftë greko-turke do të përfundonte brenda 3-4 orësh në katastrofë për Athinën.

Gazeta greke “Protothema” ka publikuar ato që i quan kërc-ënime të reja të Bulut gjatë një emisioni televiziv në kanalin shtetëror,TRT.

Gjatë programit “Analiza e Thellë”,Bulut i kujtoi Athinës se “prezenca ushtarake e Turqisë në Detin Egje është sa 3-fishi i Greqisë.Një luftë e Greqisë me Turqinë përfundon në katastrofë për Greqinë.Zgjat vetëm 3-4 orë dhe përfundon me katastrofë për Greqinë”.

Duke iu referuar një incidenti të javës së kaluar mes fregatës greke e cila interceptoi një anije kërkim-zbulimi turke në Egje,Bulut tha se Athina po nxitej nga fuqitë e mëdha për të sulmuar Turqinë.Madje për këtë Bulut dha edhe emra shtetesh.Sipas tij ishte Izraeli që i siguronte Greqisë informacione të siguruara nga avionët UAV në mënyrë që t’i përdornin kundër anijes turke “Barbaros”.

Gazeta greke“Protothema”ka publikuar ato që i quan kër-cënime të reja të Bulut gjatë një emisioni televiziv në kanalin shtetëror,TRT.