Një ekip psikologësh është duke ndenjur me prindërit e dyvjeçarit Julen, ndërkohë që kërkimi për djalin e tyre arrin në fazën përfundimtare.
Sipas raportimeve të mediave lokale, një ambulancë është dërguar në vendin ku ata po presin për lajme, pasi babai i fëmijës Jose Rossello, pati nevojë për ndihmë mjekësore.
Një banor vendas në Totalan i ka lejuar prindërit që të qëndrojnë në shtëpinë e tij, derisa operacioni i kërkimit të përfundojë.
Në shtëpinë e tij ndodhen aktualisht rreth 30 persona, miq dhe familja e të voglit, që presin ndërkohë që minatorët gërmojnë centimetrat e fundit për të arritur Julen-in, i cili u rrëzua në pus 12 ditë më parë.
Thuhet se kërkuesit ndodhen vetëm 65 cm larg vendndodhjes ku mendohet të jetë vogëlushi.