Në periferitë e Tiranës çdo ditë e më shumë po shtohen vilat. Në blloqe, fshatra dhe të vetmuara ato janë njëra më e bukur se tjetra. Ne, të Dritare.net, kemi zgjedhur njërën prej tyre sot, për ta sjellë në faqe. Madje nuk themi dot, njëra prej tyre, por më e bukura prej tyre.
Kjo vilë fantastike me një arredim të përsosur dhe një cilësi ndërtimi për t’u pasur zili, është pjesë e një prej lagjeve residenciale të Tiranës.
Vila 3-katëshe gjendet te kompleksi i Vilave Rolling Hills pranë TEG dhe siç duket edhe në foto, luksi është kryefjala.
Si edhe oborri aq i bukur, saqë kushdo prej nesh, do të donte të ishte aty tani, sikur për një selfie, a për një kafe.