Këngëtarja shqiptare “cmend” fansat/ Poston foton me bark të fryrë, shtatzënë edhe pse 51-vjeçe?(Foto)


Këngëtarja shqiptare Mihrije Braha, së fundmi ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo numëron një numër të madh fansash, ku edhe këngët e saj pëlqehen së tepërmi nga të gjithë.

Pak minuta më parë, këngëtarja ka publikuar një foto me barkun e fryrë, ku të gjithë fansat kanë aluduar se këngëtarja është me të vërtetë shtatzënë edhe pse ajo është 51 vjeçe.

Fansat kanë uruar për këngëtaren, të ketë një pritje sa më të mbarë dhe që këtë herë ta ketë vajzë. Epik ka qenë një koment I një fansi.

Ja çfarë i thotë:

“Duhet me i thënë dhe nënës time të ngelë shtatzënë.’’

Këngëtarja i ka kthyer komentin po ashtu pikant:

“Nënës thuaji çfarë të duash. Pak shaka, besoj që i kuptoni shakatë. Nëse jo, fol edhe me babanë tënd.”

Komenti i këngëtares ka lënë të kuptohet se e gjitha ka qenë një shaka, pasi ajo ka menduar se fansat e saj do e kuptonin që në fillim këtë gjë.