Kek me kos dhe kakao, më i lehti dhe më i shijshmi për tu përgatitur nga ju!


Një kek me kos është një alternativë e mençur për ëmbëlsirën e ditës. Është tepër e lehtë për tu përgatitur. Ja si ta realizoni:

Përbërësit:

150 gram kos
1 gotë ujë me niseshte
1 gotë ujë me vaj luledielli
3 vezë të plota
2 gota ujë me sheqer
2 gota ujë me miell
2 lugë kafe me sodë
2 lugë gjelle kakao pluhur
Përgatitja:

Me anë të një mikseri trazojmë mirë vezët me sheqerin. Më pas i shtojmë kosin, vajin, kakaon pluhur, miellin, sodën dhe niseshtenë.
Vazhdojmë ta trazojmë mirë derisa të dalë një masë homogjene. Masën e krijuar e hedhim në një formë për kek.
Rekomandohet që ta keni lyer më parë me gjalp dhe miell.
E vendosim kekun në furrë në temperaturë 180 gradë, për rreth 40 minuta.
Në fund servireni nëpër pjata duke i shtuar sipër, pak sheqer pluhur!