Kejsi Tola e pranon më në fund publikisht! ‘Je i vetmi person për të cilin më del zemra vendit’


Nuk është hera e parë që në radhët e artistëve shqiptarë të kenë lindur dashuri, të cilat më pas janë finalizuar në martesë ose në marrdhënie afatgjata, të cilat na kanë bërë të besojmë akoma edhe me shumë në përrallat me fund të lumtur. Ashtu sikundër ka patur plot raste ku thjesht është aluduar për lidhje të mundshme, ndonëse realiteti ka qenë komplet ndryshe.

I tillë është edhe rasti këngëtares Kejsi Tola, e cila pak muaj më parë përfundoi në të gjithë tituj e shtypit rozë për shkak të ‘’lidhjes’’ me kantautorin Flori Mumajesi, ndonëse nuk jemi akoma të bindur nëse marrëdhënia mes tyre është vetëm profesionale, apo diçka më shumë.

Por deri sa të mësojmë diçka më shumë, apo vetë artistët ta bëjnë të ditur, duhet të dini se zemra e Kesjit është plot, pasi në të është motrja e saj Kamila. Përmes një postimi mjaft emocionues, këngëtarja e njohur i ka uruar ditëlindjes motrës së saj më të vogël në Instagram.

”Nëse ka një arsye që zemra del vendit me gjithë forcën e saj je ti, nëse ka një arsye që buzëqeshja merr kuptim prapë je ti, nëse do bëja çdo gjë pa arsyetuar do e bëja vetëm nëse është për ty. Gëzuar ditën motra ime e vogël.’’-shkruan ajo përkran fotos së të dyjave.