Të ftuar në “Zonë e lirë” mbrëmjen e sotme janë Kastro Zizo dhe Suela, dyshja që kanë sjellë së fundmi projektin muzikor “Ajo”. Suela është këngëtare e re, jeton në angli dhe punon në financë.
Gjatë intervistës Çani e pyeti Suelën se ku i ka gjetur paratë për të bërë këngën pasi siç dihet një videoklip kushton shumë.
“Ke një trashëgimi të madhe nga gjyshja e babai, ke një të dashur që të financon, apo ke marrë një kredi në bankë?”, e pyeti Çani këngëtaren.
“Jo, me kursimet e mia kam arritur që të bëjë këtë gjë dhe të financoj për ëndrrën time”, u përgjigj Suela.