Ju premtoj, që nëse nuk rrëzoj Ramën në 16 shkurt do jap dorëheqje


Basha mesa duket e paska seriozisht. “Ose une ose Rama në 16 Shkurt” ka shtuar ai.

Ndoshta nje doreheqje e Bashes do ndodhe nese nuk rrezon dot Ramen?

Pas 30 ditësh marrshim nëpër qytete, mini-protestat e Bashës s’kanë pas kurrfarë ndikimi dhe jehone në Shqipëri dhe kan zgjatur pak minuta. Entuziazmi ka qënë i zbehtë dhe fjalimet e përsueritura çdo vit kanë filluar mos motivojnë më askënd.

Ashtu si çdo mbrëmje tjetër, sapo ka nisur protesta e Astirit. Prej 95 ditë radhazi banorët kanë dal të protestojnë me pankarta në duar.

Ata kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për banesat si dhe anulimin e projektit të ‘Unazës së Madhe’.

Në mbështetje të tyre ka shkuar kryetari i opozitës Lulzim Basha bashkë me disa nga deputetët e përhershëm. Ndër të tjera Basha i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 16 shkurtit për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për të larguar qeverinë e kri mineleve.

‘Në 16 shkurt vendi juaj nuk është këtu, por është atje në shesh. Në 16 shkurt fjalët kanë mbaruar, nuk ka më fjalë, por do të veprojë vetëm zëri dhe vullneti juaj. Deri më 15 shkurt Edi Rama ka afat të largohet nga karrigia ku i kanë dhënë kri minelët, zgjedhje të parakohshme, qeveri të qytetarëve. Pas 16 shkurtit nuk ka më fjalë, por ka vetëm zë qytetarësh’, tha Basha.