Ju kujtohet “Madonna Shqiptare”, shikoni si duket ajo sot


Dikur ajo ishte një ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare. Ajo guxonte me veshjet e saj ekstrav.agante kur shumë pak të tjera e bënin. Mirëpo prej vitesh Elda Shabani, e njohur për publikun shqiptar me pseudonimin “Madonna shqiptare” i mungon skenës.

Ajo u shfaq pak vite më parë në emisionin “Zonë e Lirë”, mirëpo që atëherë u largua sërish për në Zvicër ku jeton prej vitesh dhe nuk është bërë më “e gjallë” për publikun shqiptar.

Mirëpo me çfarë merret Elda gjithë këtë kohë? Përveçse është nënë e dy fëmijëve, një djali që pret të fillojë universitetin dhe një vajze të mitur, këngëtarja do të shfaqet sërish në ekran. Ajo ka nisur të prezantojë një emision për të gjithë shqiptarët e Zvicrës.

Këtë e ka njoftuar ajo vetë në rrjetet sociale. Duke thënë se do të jetë një emision familjar dhe serioz. Si dhe do të qëndrojë larg politikës. Elda është e martuar me një zviceran ndërsa së fundmi shihet se është bërë brune dhe pamja e saj e jashtme ka ndryshuar shumë.