“Borëbardha dhe 7 xhuxhat” është padyshim filmi më i dashur i fëmijërisë për shumicën e të rinjve të ditëve të sotme.
Pavarësisht se vitet kanë kaluar, “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” mbahet mend gjatë, sidomos aktorja kryesore.
Ajo quhet Zeynep Değirmencioğlu dhe ishte 16 vjeç kur luajti rolin e “Borëbardhës” dhe 17 vjeç në rolin e “Hirushes”, filmat të cilët e bënë shumë të famshme.
Por ndonëse aktrimin e ka filluar që në moshën 1-vjeçare, Zeynep e la këtë profesion kur ishte 20 vjeç dhe iu fut biznesit.
Ajo sot është 63 vjeç, grua e ve pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit futbollist dhe ka dy vajza.