Para disa ditësh një ndër thashethemet që qarkullonte nëpër media online ishte fakti që Jonida Maliqi kishte harruar ish bashkëshortin dhe kishte nisur një romancë me aktorin Romeo Veshaj. Gjithçka nisi kur Romeo kishte postuar një foto me një vajzë misterioze me flokë të zeza. Kaq ka mjaftuar që mediat të aludonin që ajo vajza ishte këngëtarja Jonida Maliqi.
Asnjë prej tyre nuk ka reaguar ende për këtë lajm që ka qarkulluar, por ajo çfarë vlen të theksohet është që tanimë çdo lajm që është përfolur për këtë romancë është fshirë dhe fotoja nuk ekziston më në rrjet. Kjo temë është përmendur sot edhe në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin në këndin e gazetarëve, ku ishin të ftuar gazetaret Ana Ahmeti nga Vizion Plus dhe Alberta Boseta nga News31.al
Gazetarja Ana Ahmeti ka sqaruar për të gjithë që ky lajm nuk është i vërtetë dhe vajza në foto nuk është Jonida Maliqi. Ajo ka folur me bindje pasi theksoi se e njeh personalisht aktorin Romeo.
Për ta dëgjuar të gjithë bisedën, shihni videon më poshtë, në minutën e 30-të.