Ja si do e nisin muajin 12 shenjat e horoskopit, parashikimi i Paolo Fox për datat 3-9 dhjetor 2018


Dashi: Për të lindurit në shenjën tuaj priten lajme të shkëlqyera. Duke filluar nga dita e hënë, Venusin nuk do ta keni më kundër. Problemet sentimentale do të marrin fund dhe do të mund të gjeni qetësinë në krah të partnerit. Të hënën do të ndiheni të nervozuar për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Hënës. Ndërsa e enjtja, e premtja dhe e shtuna do të jenë ditë me fat.

Demi: Pritet që kjo të jetë një javë e vështirë. Venusin, Mërkurin dhe Hënën nuk do t’i keni aleatë. Të martën dhe të mërkurën do t’ju duhet të përpiqeni shumë për të ruajtur qetësinë. Zënkat me partnerin mund të bëhen më të rënda dhe disa lidhje mund të përfundojnë në ndarje. Bisedat e rëndësishme lërini për të dielën, sepse atëherë do të keni mbështetjen e Hënës.

Binjakët: Hëna e kthyer nga shenja juaj ju favorizon, prandaj ditën e hënë mund të merrni një lajm të mirë nga larg. Më pas, me ndryshimin e pozicionimit të saj, gjatë ditëve të enjte, të premte dhe të shtunë, mund të hasni pengesa në rrugën tuaj. Do t’ju duhet të prisni për të marrë rezultate. Në pjesën e dytë të javës situata në aspektin sentimental do të jetë e mbarë.

Gaforrja: Këtë javë planeti i dashurisë do të kthehet nga shenja juaj. Pas turbullirave që shkaktoi në jetën tuaj në çift, Venusi tani do t’ju dhurojë qetësinë aq shumë të dëshiruar. Edhe në aspektin profesional situata do të jetë e mbarë, sidomos të martën dhe të mërkurën. Bëni kujdes ditën e diel, sepse pozicionimi i pafavorshëm i Hënës mund të krijojë tensione në familje.

Luani: Venusin këtë javë do ta keni kundër. Bëni kujdes të mos i nxirrni inatin partnerit për shkak të tensioneve që keni në punë. Ky është një moment disi delikat dhe do ta keni të vështirë të gjeni ekuilibrin mes këtyre dy fushave të jetës suaj. E marta dhe e mërkura do të jenë ditët më të tensionuara të javës. Në fundjavë do të rifitoni energjitë e humbura falë ndikimit të Hënës.

Virgjëresha: Ju pret një javë e shkëlqyer. Duke filluar që nga dita e hënë, Venusi do të favorizojë shenjën tuaj. Për beqarët parashikohen takime interesante, gjithashtu edhe për çiftet që janë bashkë prej kohësh ky është një moment i mbarë. Situata do të jetë pozitive edhe në punë ku do t’ju njihen meritat. E marta, e mërkura dhe e diela do të jenë ditët me fat të javës. Të hënën do të ndiheni pak nervozë.

Peshorja: Venusi do ta braktisë shenjën tuaj këtë javë për t’u zhvendosur tek Akrepi. Mos bëni panik , sepse lidhja me partnerin do të vazhdojë si më parë. Mes jush do të ketë bashkëpunim dhe pasion. E hëna do të jetë një ditë shumë me fat, sepse Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj. Ditë gjithaq të mbara do të jenë edhe e enjtja, e premtja dhe e shtuna. Të dielën mund të ndodhë diçka e papritur që mund t’jua përmbysë planet…

Akrepi: Me kalimin e Venusit në shenjën tuaj do të fillojë për ju një periudhë lumturie në aspektin sentimental. Duke pasur edhe Mërkurin në shenjë, pritet që gjithçka të shkojë mirë edhe në aspektin profesional. Shumë shpejt do t’ju njihen meritat në punë. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë shumë të mbara, sepse Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj.

Shigjetari: Java do të fillojë bukur, sepse ditën e hënë Hëna do të jetë në pozicion të favorshëm. Ju presin lajme të mira, sidomos në aspektin profesional. Ditë me fat do të jenë e enjtja, e premtja dhe e shtuna. Do të keni takime të papritura dhe interesante, do t’ju ofrohen mundësi të reja dhe nuk do të mungojnë argëtimet. Edhe në aspektin sentimental priten lajme pozitive, sidomos për çiftet që janë bashkë prej kohësh…

Bricjapi: Më në fund mund të merrni frymë të lehtësuar. Venusi do të kthehet nga shenja juaj dhe do t’ju ndihmojë të kaloni krizën që ka pllakosur në çift gjatë kësaj periudhe. Nëse jeni beqarë, mbajini sytë hapur, sepse ky është një moment i favorshëm për takime të rëndësishme. Falë pozicionimit të Mërkurit priten lajme pozitive në aspektin profesional. E hëna do të jetë një ditë e vështirë, ndërsa e diela një ditë shumë me fat.

Ujori: Venusi nuk do t’ju favorizojë, madje do të ndikojë që t’ju dalin pengesa në lidhje. Të martën dhe të mërkurën do të ndiheni veçanërisht nervozë. Shtyjini diskutimet me partnerin për në fundjavë, kur do ta keni Hënën në shenjën tuaj. Edhe në aspektin profesional mund të hasni vështirësi dhe do të keni mosmarrëveshje me kolegët dhe eprorët, sidomos gjatë mesit të javës.

Peshqit: Më në fund Venusi do të kthehet nga shenja juaj. Për beqarët parashikohen takime të reja interesante plot pasion, sidomos të martën dhe të mërkurën. Lidhjet që ekzistojnë prej kohësh do të bëhen më të forta. Situata në aspektin profesional parashikohet të jetë gjithashtu e mirë. Bëni kujdes të enjten, të premten dhe të shtunën, ku si pasojë e pozicionimit të pafavorshëm të Hënës mund të hasni ndonjë pengesë.