Ja sa emigrantë shqiptarë numërohen nëpër botë, vendet më të preferuara prej tyre


Që prej ek sodeve të fillim viteve ‘90, Shqipëria ka mbajtur statusin e një vendi emigrantësh.

Zyrtarisht sipas IOM, organizatës që merret me emigrantët, nëpër botë janë shpërndarë 1.5 milionë shqiptarë.

“Kjo është shifra zyrtare deri më tani. Por numrin jo zyrtar deri më tani nuk e dimë. Ai mund të jetë shumë herë më i lartë dhe ndryshon çdo ditë, edhe tani që flasim”, shprehet Argentina Szabados, drejtoresha e IOM për Europën dhe Azinë.

Sipas Argentina Szabados, problem në llogaritje përbën dhe fakti se shumë shqiptarë kanë marrë nënshtetësi të huaj, dhe zyrtarisht janë qytetarë të vendit ku kanë emigruar.

“Italia ka qenë e preferuara vite më parë. Tashmë vendin e parë e mban Gjermania, kryesisht për të arsimuarit. Ekonomia, pabarazia në rroga, janë disa nga faktorët e emigrimit të shqiptarëve. Gjithë kërkojnë jetë më të mirë, të ardhura më shumë, më shumë mundësi dhe vlerësim”, shprehet Szabados.