Gjatë vitit 2017, pasuria e Presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi ka pasësuar shumë ndryshime. Vetëm për shkollimin e fëmijëve, çifti ka hapur një llogari me 160 mijë euro. Llogaria është hapur në paund, çka do të thotë se kanë menduar për shkollimin e tyre në Britaninë e Madhe.
Po gjatë këtij viti, bashkëshortja e Presidentit, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, ka shitur dy apartamente banimi me sipërfaqe 101 m2 dhe 166 m2, me vlerat përkatëse 55 550 dhe 58 806 euro. Kujtojmë që gjatë vitit 2016, kryetarja e LSI, ka shitur 4 apartamente të tjera, me vlerë 345 mijë euro, 60 958 euro, 85 088 euro dhe 57 885 euro.
Sa i takon të ardhurave për vitin 2017, Ilir Meta deklaron 982 830 lekë pagën si Kryetar Kuvendit dhe më pas 982 830 lekë pagën si President si dhe 2 500 euro të ardhura të tjera nga Presidenca. Ndërkaq, kryetarja e LSI deklaron 1 993 386 lekë pagën si deputete si dhe pakësimin e një llogarie bankare në Credins me 131 mijë euro.
Pasuria e Presidentit Ilir Meta viti 2017
Pakësim në Credins, 538 824 lekë.
Llogari në Credins, shtuar 1 702 lekë.
Paga si Kryetar Kuvendi, 982 830 lekë.
Paga si President, 982 830 lekë.
Të ardhura të tjera nga Presidenca, 2 500 euro.
Overdraft, 106 954 lekë.
Pasuria e Monidha Kryemadhit, viti 2017
Shitje apartament banimi, 101 m2, 55 550 euro.
Shitje apartament banimi, 166 m2, 58 806 euro.
Llogari në Credins, shtuar 8 037 lekë.
Llogari në Credins, pakësuar 131 053 euro.
Llogari në Credins 140 mijë paund pagesë për shkollimin e fëmijëve ose 160 mijë euro.
Paga si deputete e Kuvendit, 1 993 386 lekë.
Overdraft 264 239 lekë.
Llogari në emër të …. Metaj, 71 euro.
Overdraft, 210 208 lekë.