Ja militanti i LSI që kontrollon Senatin Akademik e studentëve në UT dhe që flet në emër të tyre


Protesta e studentëve po vidhet nga partitë e opozitës. Kjo është tanimë e vërtetuar me dhjetëra foto e video ku drejtues të PD, FRPD, LSI e LRI, janë në krye të protestës me megafon në dorë duke refuzuar çdo lloj zgjidhje, madje edhe kur ju ofrohet më shumë se ç’kanë kërkuar siç ndodhi sot në komunikimin për dialog të kryeministrit.

LSI pertej te tjereve, ka patur ne turme si udheheqes proteste Kryetarin i studentëve në Senatin Akademik të UT, Kristian Kina, i cili sic duket nga fotot e meposhtme eshte nga ana tjeter nje aktivist i flakte i LSI-se duke mbajtur edhe pozicionin e koordinatorit te qarkut Fier per LRI si dhe anetar kryesie i ketij forumi.

Paradoski ne gjithe kete histori eshte se jane militantet dhe drejtuesit e FRPD dhe LRI qe flasin ne emer te studenteve, (mes te cileve ka padyshim shume qe protestojne per ato qe i shohin si padrejtesi ndaj tyre e kerkojne zgjidhje) duke refuzuar çdo zgjidhje.

Thënë ndryshe, zgjidhjen atyre të sinqertëve që protestojnë për kërkesat e tyre, jua ofron qeveria, siç beri kryeministri Rama sot i cili ju dha me shume nga çfare ata kerkonin, por refuzohen nga Kina me shoket e tjere te PD-se, duke ju shkaterruar protesten edhe atyre qe jane vertete ne nje proteste te sinqerte dhe duan zgjidhje.