Deri më sot është menduar se këto struktura gjigante janë produkt dhe rezultat te dijetarëve te lashtë egjiptian, dhe i një fuqie punëtore me rreth 2 milion skllevër apo e një mendimi tjetër që janë ndërtuar nga jashtë-tokësorët, UFO-t.
Por pyetjet lidhur me këto mendime janë te ashpra.?? 1.nga e morën gjithë at fuqi populli i faraonit.? 2.nese kane punuar skllevërit qe mendohen te jen 2 milion atëherë kush i furnizoi me ushqim ata qe vetëm për një dite do te hanin te gjithë gjedhet e Indisë.?? 3.nga e morën gjithë at dije ndërtuesit e piramidave.??
Spekulime dhe mendime te ndryshme dhe te llojllojshme jane dhene nga shum arkeolog dhe shum historian ne at se si u ndertuan keto piramida gjigande Periudha e piramidave fillon gjatë Mbretërisë së Vjetër (2650-2134 para Krishtit), kur piramidat e para u ndërtuan nga Mbreti Djoser në dinastinë e tretë. Ndërtimi i tyre vazhdoi deri në vitin 1640 para Krishtit. Gjatë dinastisë së parë dhe të dytë, mbretërit egjiptianë va.rroseshin në va.rre të vjetër prej balte.Të vd.ekurit vendoseshin për t’u prehur në një dhomëz nëntokësore në fund të një kulle. Mbreti Djoser ndërtoi një administratë të fuqishme me bazë në qytetin Memfis, jo shumë larg qytetit të sotëm Kajro. Një nga zyrtarët e tij ishte një arkitekt i famshëm dhe i shkolluar, i cili kishte projektuar Piramidën Step, va.rrin e një faraoni në Saqqara , që ngjasonte me rrugën e një ylli në qiell. Ky lloj va.rri zëvendësoi origjinalet e vjetër mastaba, me gropën e va.rrit në qendër.
Në dinastinë e katërt, faraoni Snefru ndërtoi piramidat e para të vërteta gjeografikisht në Dahshur, në jug të Saqqara-s. Ai filloi me lëmimin e dy piramidave ekzistuese, që ishin ndërtuar nga paraardhësit e tij. Më pas Snefru ndërtoi dy piramitat e tij.
Disa mendime shkencore serioze:
Këmbëngulja jonë se Faraonët me mundësitë e tyre modeste kanë ndërtuar këto piramida të mrekullueshme i ekspozon piramidat e Egjiptit ndaj vjedhjes së autorësisë së gjithkujt që e pretendon diçka të tillë dhe kështu ka ndodhur në të vërtetë.
Shumë arkeologë në SH.B.A, Angli dhe Gjermani të cilët kërkojnë për të vërtetën dhe larg qëndrimeve fetare, politike dhe interesave materiale, janë të mendimit se ekziston një civilizim që ka depërtuar në të shkuarën e lashtë dhe të largët, i cili ka qenë i zhvilluar për shkaqe të panjohura. Hamendja shkon drejt kontinentit të zhdukur, Atlantis, i cili gjatë përmbytjes, shumë njerëz që arritën të shpëtonin u larguan drejt Egjiptit dhe ishin pikërisht ata që kanë ndërtuar piramidat marramendëse.
Pas zhdukjes së tyre përgjatë kohërave të gjata, ishin faraonët ata që trashëguan ndërtesat dhe gdhendën në to ç’ka dëshironin. Shumë shkencëtarë të gjeologjisë kanë konfirmuar se analizat e bëra mbi shtresat e Sfeniksit tregojnë se ujrat e shumta kanë shkrirë shumëçka nga trupi i tij, kjo tregon se trupi i tij i ka kaluar periudhat e shirave, të cilan mbaruan afërsisht 11000 vjet përpara. Kjo tregon se koha e tij (Sfeniksit) nuk ka asnjë lidhje me periudhën e Faraonëve.
Disa prova inxhinierike shkencore:
Madhësia e gurëve të përdorur në ndërtimin e këtyre ndërtesave fillon nga 1m kub deri në disa metra kub në disa raste dhe pesha e tij mund të mbërrij deri në 1000 ton. Largësia mes vendit ku janë prerë gurët deri në vendin që janë vendosur mbërrin deri 650 km. Lartësia e ndërtesës në disa raste mbërrin deri në 160 metra.
Të gjitha këto janë bërë pa asnjë mjet
Përsa i përket pretendimeve të disa shkencëtarëve të antikës egjiptiane se janë përdorur litarë, apo punëtorë dore nga Faraonët, kanë bërë botën të qeshë. Ndërkohë gjatësia e popullit të Adit mbërrinte deri në 15 metra, siç na përcillet në disa transmetime islame dhe kjo gjatësi përputhet plotësisht me madhësinë e gurëve, të cilët nuk ishin veçse disa blloqe balte për ta. ara nesh paraqiten dy lloje artesh të ndërtimit, të cilët dallojnë nga njëri tjetri në mënyrë të plotë; ndërtime prej guri gjigant dhe marramendës nga të gjitha dimensionet dhe ndërtime të shëmtuara, të vogla dhe të thjeshta të ndërtuara me blloqe balte.
Të gjitha këto ndërtime i referohen kohërave të ndryshme nga njëra tjetra. Ndërtimet gjigante me gurë janë ndërtesat e popullit të Adit, të cilat i kanë trashëguar pas tyre Faraonët, ndërsa ato prej balte janë ndërtesat e Faraonëve. Kur një mur prej guri prishej, Faraonët bënin restaurimin e tij me blloqe balte. Atëherë përse nuk e meremetonin me të njëjtat materiale ndërtimi siç ishin gurët e stërmëdhenj?
Thjesht, ata nuk kishin mundësi për t’i lëvizur ata. Përkundrazi, gjejmë se Faraonët kanë kryer me dhjetëra shtesa brenda banesave, të cilat i kanë përdorur si faltore. Këtë e kanë bërë duke përdorur blloqe të vogla balte, të cilat ia kanë prishur pamjen arkitekturore ndërtesave gjigante prej guri. Pyetja është: përse ata u shtoni mureve blloqe prej balte brenda ndërtesave prej guri gjigand? Arsyeja është se ata nuk arrinin t’i lëviznin dot ata gurë. Kur shohim të ashtuquajturat faltore të Faraonëve do të gjejmë se dritaret e tyre janë shumë të larta. Po të mendohemi pak, mund të themi se ato përputheshin me gjatësinë e popullit të Adit dhe jo me atë të Faraonëve. Po kështu mund krahasosh madhësinë e statujave në formë dashi, zogu etj..
Disa prova antike:
Mungesa e gdhendjeve nga Faraonët e mënyrës së ndërtimit të piramidave, kur dihet fare mirë se ata gdhendnin gjithçka kishte të bënte me jetën e tyre tregon qartë se ata nuk ishin ndërtuesit e piramidave.
Ajo që është më marramendëse është pranimi i vetë Faraonëve se ata nuk ishin ndërtuesit e piramidave, por ishte një popull tjetër, të cilët posedonin një forcë të veçantë. Argument për të këtë është një tekst i Brishtës të gdhendur mbi statujën e zotit majmun, që përmbajnë mbishkrime ku thuhet: “Forca e krahut e njërit prej ndërtuesve të piramidave është sa e njëmijë burrave.”
Faraonët ishin të shquar për vjedhjet ndaj njëri-tjetrit, ku secili mbret fshinte shenjat e tjetrit për të treguar që ai ishte sunduesi dhe ndërtuesi apo pronari i piramidave.
Pretendimi i të qenurit prej tyre deri edhe zot tregon qartë se ata gënjenin për gjithçka. Mospërmendja e profetit Jusuf dhe Musa a.s.tregon mungesën e amanetit në bërjen e gdhendjeve. Nga 31 familje faraoniste, vetëm tre prej tyre i kanë ndërtuar piramidat? Çfarë tregon kjo?
Zoti ne kuran thot “A nuk e di ti se ç’bëri Zoti yt me Adin? Me banorët e Iremit me ndërtesa të larta? Që si ato nuk janë krijuar askund në tokë!” (Fexhr 6-8)Kjo do të thotë: se Adët, janë ndërtuesit e piramidave dhe zotëruesit e shtyllave (obelisqeve),ndërtime këto, që nuk janë ndërtuar askund në botë nga popuj të tjerë. Versioni që konfirmojnë shkencëtarët asnjanës perëndimore se ka ekzistuar një civilizim tepër i përparuar që i ka paraprirë Faraonëve shumë shekuj më parë, dhe që ka mbërritur në Egjipt pas përmbytjes së madhe.
Sipas tyre, ata janë ndërtuesit e vërtetë të piramidave të Egjiptit për një shkak ende të paqartë, që më pas I trashëguan Faraonët pas shumë shekujsh për të banuar në banesat e tyre dhe për t’ia dedikuar ato vetvetes –ashtu siç ia dedikuan vetvetes të qenurit zot përngjason plotësisht me historinë e popullit të Adit, e cila përcillet në Kuranin Famëlartë. “Përkujtoni kur Ai ju bëri mëkëmbës pas popullit të Nuhut dhe ua shtoi fuqinë fizike.” (A’raf; 69).
“Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte, u treguan mendjemëdhenj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: “Kush ka fuqi më të madhe se ne?” A nuk e ditën ata se zoti, i Cili i krijoi, ka fuqi më të madhe se ata?! Por ata i mohuan argumentet tona.” (Fus-silet 15). “Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme” (Hakka 6), në mënyrë që të gjithë ta kishin të qartë se askush nuk mund të thyejë Allahun: “…e ju nuk mund ta pengoni Atë.” (El En’am 134.)
“Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë sesi vepruam Ne me ta dhe ju sollëm shembuj edhe juve.” (Ibrahim 45). “…ashtu që nuk shihej tjetër përveç banesave të tyre” (Ahkaf 25). ”Nese njeriu zhytet ne historinë e librave fetar ne realitet ai meson vet Historinë” ”Tom Heldal