Supergrabitja e 990 mijë euro e kryer në 30 qershor 2016 brenda pistës së aeroportit “Nënë Tereza”, tashmë ka një person të pand.ehur dhe ai quhet Aleks Pepa. Elbasanlliu i shpaIIur në kërklm ndërkombëtar nga “lnterpol”, cilësohet nga prokurorët e K*imeve të Rënda si “truri” i kësaj grabltje, të ndodhur para syve të shumë personave, të cilët ishin në pritje për të udhëtuar me avion drejt Italisë.
Gati 9 muaj pas ngjarjes, shkruan shqiptarja.com, policia dhe prokuroria në shkurt të 2017 realizuan një kontroll të imtësishëm në banesën e prindërve të Aleks Pepa, ku gjetën 50 mijë euro brenda në frigorifer, sasi e cila është s*kuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë mësohet se për këtë ngjarje autorët kanë përdorur katër makina të vj.edhura, mes tyre dhe një furgon.
Pepa dhe dy bashkëpuntorët e tij janë identifikuar nga analizat e ADN-së dhe qelizat telefonike, të cilat kanë vërtetuar se në 30 qershor 2016, autorët janë lokalizuar nga antenat telefonike në zonën e Rinasit.