Izet Haxhia, i dënuar në mungesë me 25 vite bu.rg si bashkëpunëtor në vr.asjen e Azem Hajdarit, ka dalë sërish sot përpara Gjykatës së Tiranës. Përpara trupës gjykuese, ish-truproja i Sali Berishës ka bërë një akuzë të fortë në drejtim të këtij të fundit, kur tha se ish-kryeministri ka paguar 1 milion euro për ta vr.arë atë në Turqi. Izet Haxhia flet për një ate.ntat të dështuar ndaj tij.
“Berisha pagoi 1 milion euro që të më hlqte qafe në Turqi, por nuk ia doli. Dosja “Hajdari” është treguesi i qartë i futjes së duarve të kri.mit në drejtësi nga klanet e malesorëve të Tropojës dhe Skraparit. Të denohem, por sëpari të dëgjohem. Dua të pyes Sali Berishën për kalvarin e vr.asjeve të nisura më 4 janar 1998… A ka lidhje dhëndri juaj me këtë?“, tha Izet Haxhia, i dënuar si bashkëpunëtor në vr.asjen e Azem Hajdarit
Ish-truproja i Sali Berishës kërkon rihapjen e dosjes. Gjykata e Tiranës pritet të vendosë sot për këtë kërkesë të Izet Haxhisë. Kjo është hera e tretë që Izet Haxhia del përpara një gjykata shqiptare, pas ekstradimit nga Turqia muajin e kaluar.
Azem Hajdari u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit pranë selisë së PD, ndërsa autor i kësaj ngjarje u identifikua Fatmir Haklaj. Izet Haxhia u dënua në mungesë me 25 vite bu.rg si bashkëpunëtor në “vra.sjen e shekullit”.