Iu gjetën 17 mijë euro në mb.athje dhe mun.icione pa leje, ja si shkon i përIotur gjykatësi që shpëtoi Dritan Dajtin (Video)


Dritan Dajti i shpëtoi bu.rgimit përjetë dhe kjo krijoi një klimë të tensionuar në sferën politike, ndërsa akuza të shumta u hodhën në drejtim të gjyqtarëve që dhanë vendimin.

Sot policia ka organizuar një operacion, ku pas kontrolleve në shtëpitë e gjyqtarëve të kësaj dosjeje në Tiranë, njërit prej tyre iu gjet një shumë prej 17 000 eurosh.

Mësohet se gjyqtari është Skënder Damini, gjyqtar në Apelin e Vlorës dhe krahas shtëpisë në Tiranë, ka edhe një banesë tjetër në Vlorë. Gjithashtu edhe në shtëpinë e Petrit Aliaj si dhe në atë të Aleks Nikollës, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, por me banim në Lezhë, janë zhvilluar kontrolle policore.

20 mijë euro në shtëpinë e gjyqtarit të Dajtit, shoqërohet me Iot në polici

Damini duhet të japë shpjegime se si e ka siguruar këtë shumë parash dhe të deklarojë burimin e tyre.

Ai u shoqërua për në polici me sytë me Iot, i shoqëruar nga avokati i tij Ferdinand Ndoja dhe një oficer i policisë gjyqësore

Gjyqtari i Apelit në Vlorë, Skënder Damini ka qenë në banesën e tij në Tiranë kur policia në një aksion blic kreu kontrolle në apartamentin e tij në zonën e Liqenit në kryeqytet. Ka thirrur një avokat, me të cilit ka dalë nga shtëpia për t’ju drejtuar Policisë së Tiranës. Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro si dhe disa mu.nicione lu.ftarake që dyshohet se pa lejen e autoriteteve. Gjyqtari tashmë do të japë versionin e tij në Policinë e Tiranës, ndërsa avokati Ferdinand Ndoja në një prononcim të shkurtër për gazetarët e vendosur jashtë shtëpisë, tha se nuk ka asnjë masë sigurie ndaj gjyqtarit

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Policia e Shtetit Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Kr.ime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dën.imin e Dritan Dajtit. Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi mun.icioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese. Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun.