Moti i keq që ka mbërthyer Italinë u ka marrë jetën të paktën 10 personave.
Mes të lënduarve është edhe një foshnje, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur gjatë mesnatës ku mbi makinën në të cilën po udhëtonte foshnja dhe nëna ra një gur.
Shkollat janë mbyllur në shumë qytete si Roma, Napoli dhe Genova, ndërsa gjithashtu përkohësisht është mbyllur edhe aeroporti i Genovës.
Sipas mediave italiane, fluturimet nuk do të rinisin deri në orën 2 të pasdites, kur edhe pritet një përmirësim i motit.
Për të vënë situatën nën kontroll, nga autoritetet italiane janë mobilizuar rreth 5,800 forca zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar në zonën e Ligurias, Toscanës, Lazios, Venetos, Friuli-Venezia Giulia, Lombardia dhe Piemontes.