Ishte duke zhvilluar një takim, plagoset me armë ministri i…


Ministri i Brendshëm i Akistanit, Ahsan Iqbal, u qëllua dhe u plagos në shpatull gjatë një takimi të asamblesë provinciale në Narowal, provincën Punjab.

“Kur ai doli nga një makinë, një i ri e qëlloi atë. Sulmuesi është kapur,” tha zyrtar për mediat e huaja.

Kryeministri Shahid Khaqan Abbasi ka “dënuar ashpër” sulmin ndaj z. Ahsan Iqbal dhe ka bërë thirrje për një raport të menjëhershëm të incidentit nga Inspektori i Përgjithshëm i Policisë Punjab, sipas një deklarate nga zyra e tij.