Ilir Metaj, deklaron ndarjen me Monikën, po ndodh vetëm zyrtarisht, për të shpëtuar pasuritë


Pasi t’i kalojnë miliardat dhe pronat tek fëmijët, për të zhdukur çdo lidhje juridike, fëmijët do bëjnë shitje fiktive, në qarqet mafloze ku bëjnë pjesë Ilir Metaj e Kryemadhi, me qëllim, që të mos sekuestrohen, ndërkohë, po financojnë për të shpëtuar nga burgu

Para disa ditësh, “PAMFLETI” paralajmëroi, një marrëdhënie tjetër në çiftin presidencial Metaj-Kryemadhi, referuar një burimi, nga “oborri” i shërbestarëve të tyre, sipas të cilëve, Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi, janë në fazën e dlvorclt zyrtar, për të shpëtuar pasuritë, me skemën e tjetërsimit.

Sipas ligjit, nëse një çift bashkëshortësh dlvorcohet dhe në padlnë civile, kërkojnë pjesëtimin e pasurive, atëherë kjo pasuri në financa e prona, ndahet në pjesë të barabarta, për të gjithë anëtarët e familjes, që ka Certifikata e Gjendjes Civile..

Sipas familjes presidenciale, me 5 anëtarë, pasuria ndahet në 5 pjesë, ndërkohë, që po këto burime kanë thënë, se Metaj e Krymadhi, do ta tjetërsojnë tek fëmijët dhe pjesën e pasurive të tyre, para se të miratohet një ligj, i diktuar nga të SHBA-BE, për sekuestrirmin e çdo qindarke pasuri, që u gjendet, personave nën hetim e të pra.ngosur.

Këtë ndarje faktike fizike të çiftit presidencial, Ilir Metaj e ka deklaruar 3 herë në gjashtë muajt e fundit, ndërsa Monika Kryemadhi e deklaron sa herë del në media, madje edhe si konflikt mes tyre, por të dy, po e bëjnë këtë, me qëllim, që të përligjin ndarjen zyrtare, me të cilën bëjnë dhe tjetërsimin e pasurive.

Ja deklarata që bëri dje Ilir Metaj, për ndarjen fizike me Monika Kryemadhin

“ Së pari, gjëja që ka ndryshuar më shumë në jetën time si President është se tani nga një kontakt dhe nga një takim i vazhdueshëm me Monikën, për shkak të angazhime të mëparshme në të njëjtën forcë politike, apo të dy në Parlament e kështu me radhë, kemi dy axhenda krejtësisht të ndryshme. Aq sa ju, ndoshta edhe nuk do ta besonit, që kishim disa javë, pa qenë bashkë për dreke, apo për darkë, dhe falë ambasadorit të OSBE-së u takuam një ditë që hëngrëm darkë së bashku, kështu që, nuk është se jemi në një kontakt të vazhdueshëm, përveç rasteve të ditëve të festave”.