Ilir Latifi nuk ia ka dalë në ndeshjen e UFC-232 ndaj amerikanit Corey Anderson.
Shqiptari i cili garon nën ngjyrat e flamurit suedez, humbi përballë amerikanit, i cili fitoi vetëm prej pikëve.
Në peshën 84-93kg, Latifi përgjithësisht bëri një paraqitje të mirë, por në fund juria vlerësoi me pikë amerikanin, i cili fitoi me shifrat 29-28.
Nëse ai do merrte një fitore, do të kishte mundësi të duelonte për titullin kampion në këtë divizion, por tashmë i duhet të provojë forcën në të ardhmen për titullin kampion.