Studentët kanë përzënë nga protesta ish.zv ministrin e Arsimit Taulant Muka. Ky i fundit ka tentuar të marrë mikrofonin të flasë, por një grup të rinjsh nuk e kanë lejuar duke ia marrë mikrofonin nga dora.
“Ik, ik, ik…”, dëgjohen të thërrasin studentët njëzëri.
Kujtojmë se Taulant Muka prej ditësh ka dalë në mbështetje të protestës studentore dhe vazhdimisht ka publikuar raste të plagjiaturave të doktoraturave të politikanëve dhe stafeve akademike.
https://www.facebook.com/newsbomb.al/videos/340097866807892/?t=0