Një çikliste që u pushua nga puna për shkak të fotos së saj virale, ku shfaqet teksa bën një gjest fyes ndaj eskortës së presidentit Donald Trump, hedh në gjyq ish-punëdhënësin e saj
Juli Briskman u shkarkua nga kontraktori i Qeverisë, Akima LLC, në nëntor 2017, pasi një fotograf shkrepi një foto dhe kapi momentin kur kalonte presidenti, duke bërë një veprim që i kushtoi shumë. “Amerikanët nuk duhet të detyrohen të zgjedhin midis parimeve të tyre dhe pagesave të tyre”, thotë padia e saj.
Avokatët e saj argumentojnë se e drejta e saj për fjalën e lirë u shkel nga një foto. Briskman, 50 vjeçe, ishte në një udhëtim me biçikletë në një fundjavë në tetor të 2017 në rrethinat e Uashington DC, kur ajo hasi në autokolonën e blinduar presidenciale. Por një fotograf që ishte pas saj ndau imazhin me gazetarët dhe shpejt u bë pjesë e komikëve të natës së vonë.
“Asnjëherë nuk e imagjinova se një gisht ndaj makinës presidenciale do të më kushtonte me punën time”, thotë nëna e dy adoleshentëve në një deklaratë që shoqëronte padinë e saj. Pasi u pushua nga puna, në internet u hap një numër llogarie për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar atë derisa ajo të gjente një punë të re.