Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dalë pasditen e sotme në disa prej kafeneve të Tiranë për të ftuar qytetarët që të marrin pjesë në protestën e ditës së nesërme.
Ai ka shpërndarë fletëpalosje bashkë me mbështetësit dhe të rinjtë e forumit rinor të PD-së.
Por siç duket nuk i ka bërë llogaritë mirë, pasi një nga të rinjtë e ka turpëruar live para kamerave.
Teksa i është afruar një tavoline me dy të rinj, njëri prej tyre i thotë që dhe vetë Basha duhet të ikë i pari.
Djali: Ti duhet të ikësh i pari
Basha: Si, si? Unë?
Djali: Po, ju të gjithë!
I ndjerë në siklet, Basha kaloi me sportivitet këtë deklaratë të të riut dhe pasi i la fletëpalosjen në dorë, e ftoi në protestën e nesërme.
Momentin në fjalë mund ta ndiqni në minutën e katërt të videos së mëposhtme.