I përcjellë udhëzimet e navigacionit, por shihni ku përfundon kjo maune


Rruga po bëhej gjithnjë e më e ngushtë dhe e pjerrët. Por, shoferi 52-vjeçar i maunes nuk po shqetësohej. GPS-ja po i tregonte se është në rrugë të duhur.

Gabim i madh. Jo vetëm që nuk ishte në rrugë të drejtë, por ai ka ngecur në pyll. Më parë, duke përcjellë udhëzimet e navigacionit, i ka injoruar tri shenja të ndalimit të vozitjes në rrugën malore në parkun kombëtar Kalkalpen (Austri).

Më në fund, në rajonin Shtrajeska s’kish ku të shkonte më tutje. Mauneja fillon të rrëshqasë në humnerë.

Pati fat, punëtori i parkut kombëtar e vërejti shoferin e humbur dhe i njoftoi shërbimet përkatëse, transmeton gazetametro.net

Mediet bëjnë të ditur se në aksionin e tërheqjes morën pjesë shumë njësi të zjarrfikësve e të shpëtimit, dhe me ndihëm e vinçit mauneja u nxorr në vend të sigurt. Dhe e tëra për shkak të GSP-së.