I hedhin gazin lotsjellës tek këmbët e saj, Monika Kryemadhi largohet me vrap (Video)


Në një video të filmuar nga Report Tv, shihet kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, teksa largohet nga turma e protestuesve, pasi policia ka hedhur gaz Iotsjellës. Ky vendim i policisë erdhi pasi protestuesit çanë kordonin e parë të policisë para Kuvendit, ku brenda mbajnë seancë plenare vetëm deputetët e mazhorancës.

Kryemadhi shihet në këtë video teksa largohet me shpejtësi, ndërsa i krijohen vështirësi nga gazi lotsjellës. I vjen në ndihmë ish-deputeti Ervin Salianji, me të cilin largohen së bashku drejt një lokali, për t’ju shmangur gazit lotsjellës.