Kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të dominojnë të gjithë territorin. Më të dendura paraqiten në zonat malore duke gjeneruar reshje të pakta dëbore.
Pasditja do vijojë në të njëjtat kushte atmosferike me kthjellime dhe vranësira në të gjithë Shqipërinë. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat eks tremale ditore nga -9°C në 7°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.