I ati bënte jetë të dyfishtë, e bija tregon historinë sho kuese sesi e zbuloi (Video)


Ana vjen nga qyteti i Tiranës, por familja e saj jeton tani në Durrës. Ajo është rritur pa baba, sepse ky i fundit nuk është interesuar asnjëherë për të bijën. 18 vite më parë jeta e saj mori një tjetër drejtim. Ishte vetëm 4 vjeç, kur prindërit e saj u ndanë.

Gjithë dashurinë e përkujdesin e munguar, ajo e ka marrë nga gjyshi i saj.

“Babi kishte një lidhje jashtëmartesore, jetonte një jetë të dyfishtë, dy krahë njëkohësisht. Mami rrinte në shtëpi, punonte kujdesej për mua. Pasi linda, mami shkoi të më regjistronte në Gjendjen Civile, aty unë nuk mora dot mbiemrin e babait, por u detyrova të merrja mbiemrin e nënës.

Ai kishte një fëmijë tjetër dy vite më të madh se unë, por ne nuk e dinim. Unë isha një foshnje e sapolindur dhe e kuptova kur isha 4 vjeçe kur nusja tjetër erdhi të jetonte me ne, bashkë me vëllain tim. Nga ajo ditë ne shkuam tek gjyshi dhe jetuam tek daja. Unë isha mbesa e vetme, sepse mami ishte vajza e madhe”, rrëfeu e prekur Ana.

Sot ajo ka ftuar gjyshin, i cili e rriti dhe i ka qëndruar gjithmonë pranë, por i mbetet të kryejë një “mision” të fundit: t’i mbushë mendjenqë të shkëputet nga Shqipëria dhe të shkojë në Greqi, aty ku jeton tashmë mbesa e tij. Po çfarë e mban Isufin të lidhur këtu dhe a do e pranojë më në fund kërkesën e Anës?

Ana: Ai është vëlla, shok, gjithçka për mua. Çdo rudhë e tij fsheh një sakrificë tepër të madhe. Të rrisësh një mbesë është një përgjegjësi shumë e madhe. Sikur të bëj gjithë të mirat e botës përsëri nuk ia shpërblej dot, jam e sigurtë. Shumë faleminderit që më ke qëndruar pranë në momentet më të vështira.

Dua të kërkoj falje për të gjitha gabimet që kam bërë. Dua që ti të vish bashkë me mua dhe nënën tek mami në Greqi. Ti ke vajtur shumë rrallë dhe rri gjithmonë në shtëpi nuk vjen.

Ardit Gjebrea: Ne duam që ti të shkosh në Athinë tani, për këtë ka ardhur Ana.

Ana: Unë nuk jam e lumtur pa ty dhe nënën.Isuf: Unë fal edhe jetën për këtë.Ardit Gjebrea: Do shkosh të jetosh atje ?Isuf: Do shkoj. Si të thotë Ana do bëj.

Ka vetëm një problem, sepse Ana ka katër vite që përpiqet të bëj dokumentet për në Greqi, por gjyshi ka disa keca në shtëpi që kujdeset dhe nuk i lë dot.

Në studion e programit “E Diela Shqiptare” sjellin kecat e Isufit dhe hapin një ankand për t’i shitur sa më shpejt. Një telefonatë mbërrin në studio dhe çmimi shkoi në 450 mijë lekë, por presin oferta të tjera më të larta për kecat e ekranit. “Ankandi” i sotëm mesa duket do e ndajë gjysh Isufin përfundimisht nga kecat, por ai i hapi rrugën plotësimit të dëshirës së Anës, që të jetojnë së bashku në Greqi. /tvklan