Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas disfatës që Kombëtarja shqiptare pësoi dje në Shkodër ndaj Skocisë, ku humbi me rezultatin e thellë katër me zero.
Në një postim në rrjetet sociale gazetari ka shkruar se faj për humbjen e Kombëtares ka edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Ai ka shkruar se Panucin e solli Duka për të drejtuar Kombëtaren shqiptare, pasi largoi trajnerin
“Tifozet kuqezi te deshperuar shajne Panucin, por mos harroni, e solli “i pagabueshmi” Duka pasi largoi De Biazin…Dakord, te gjithe fajet i ka Panuci, po ai qe u mendua aq gjate per ta zgjedhur nuk ka hic faj…” – ka shkruar gazetari në postimin e tij.