Humbën të vëIIain, vajzat bëjnë apeIin prekës për prindërit LIVE në emision


Vajzat e kësaj familjeje Ana dhe Afrida kishin ftuar në program prindërit e tyre për t’i kërkuar që të vazhdonin të jetonin.

Familja Mataj kishte pësuar një trgjaedi. Djali i vetëm i Afërditës dhe Besnikut kishte ndërruar jetë në moshën 10 vjeçare. Një askident rrugor i kishte marrë atij jetën duke lënë një pIagë të madhe në familjen e tij.

Pas humbjes së tij prindërit nuk kujdeseshin më për veten e tyre dhe ishin mbyllur në vetvete. Ata mundoheshin që të harronin dhlmbjen duke punuar gjatë gjithë kohës.

Vajzat i ishin drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar që të shikonin përpara dhe se ato do t’i qëndronin pranë gjithmonë. Ato iu drejtuan prindërve më keto fjalë: “E dimë se sa shumë jeni munduar ju për ne. E dimë se sa shumë keni sakrifikuar për ne. Ne ju duam shumë dhe ju jeni prindërit më të mirë në botë”.

Momenti që preku më shumë prindërit, por edhe publikun që ndodhej në studio ishte letra që vajzat kishin shkruar. “Ne po ju kërkojmë sot që të jetojmë për të, të gjejmë një mënyrë për ta kaluar bashkë, për të qarë bashkë dhe për të patur mall bashkë. Ne kemi gjithçka sepse kemi njëri-tjetrin. Ne jemi vajzat tuaja, djemtë tuaj, ne jemi çdo gjë që ju do të donit të ishim. Prandaj le ta harrojmë dhimbjen dhe të nisim gjithçka nga fillimi”.

Prindërit tepër të emocionuar dhe me lot në sy thanë që: “Ne gjithmonë jemi munduar që të fshehim dhimbjen tonë sepse ishim një familje tepër e lidhur. Ne do të jetojmë për vajzat tona. Do të mundohemi me gjithë zemër për të ndryshuar dhe për të qenë sa më të lumtur. Nuk është e lehtë për askënd, por këto kanë qenë forca jonë dhe na kanë ndihmuar me çdo gjë”.

Arbana Osmani për t’i bërë që të harrrojnë sadopak dhimbjen e tyre kishte ftuar dy këngëtarët e famshëm të cilët prindërit i pëlqenin shumë, Sabri dhe Ermal Fejzullahun.