Horoskopi ditor, e enjte 7 shkurt 2019


Dashi

Nervozizmi do të dominojë gjithë këtë ditë, për shkak të ndikimit negativ të Venusit. Reflektoni dhe bëni zgjedhjet e duhura, duke dëgjuar këshillat e vlefshme që do ju japin.

Demi

Të lindurit e kësaj shenje i pret një ditë e mbushur me momente tensioni. Qetësia dhe diplomacia, do ju lejojnë që të menaxhoni më mirë situatat kritike me të cilat do të përballeni.

Binjakët

Do të jeni të karakterizuar nga një lloj lodhjeje fizike dhe psikologjike. Bëni kujdes maksimal, për gjërat që kanë vërtetë rëndësi për ju.

Gaforrja

Këshillohet që të jeni më shumë të përqendruar në sferën profesionale. Në sferën e ndjenjave mund të përballeni me disa probleme. Po ashtu nuk përjashtohen disa zgjidhje drastike.

Luani

Gjatë kësaj të enjteje bëni mirë që të qëndroni sa më larg konflikteve dhe tensioneve në të gjithë sektorët. Kjo nuk është aspak një ditë pozitive.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë pozitive në çdo drejtim. Suksesi dhe arritja e objektivave të rëndësishëm, do të shoqërojnë gjithë të lindurit e kësaj shenje.

Peshorja

Kjo ditë nuk është një prej më të favorshmet, pasi ka ende prani ndikimesh negative nga ana e yjeve. Sugjerohet që gjatë kësaj të enjteje, të përqendroheni maksimalisht në sferën sentimentale.

Akrepi

Parashikohet një ditë e mbushur me luhatje humori në çdo sektor. Rigjetja e qetësisë do të jetë e domosdoshme për të përballuar një periudhë teranzitore.

Shigjetari

Të lindurit e kësaj shenje duhet të gjejnë forcat dhe energjinë për t’iu përkushtuar më shumë sferës profesionale, shkruan noa.al. Parashikohen momente kritike, sidomos sa i takon dashurisë.

Bricjapi

Parashikohet një e enjte e mbushur plotë me pozitivitet dhe situata të favorshme. Yjet do ju ndriçojnë rrugën, duke favorizuar çdo drejtim tuajin.

Ujori

Duhet të përkushtoheni më shumë në sferën sentimentale, për të kaluar disa situata kritike. Gjatë kësaj të enjteje duhet të përqendroheni në rikuperimin e energjive.

Peshqit

Do ju duhet që të jeni më shumë të përqendruar në sferën profesionale, duke lënë mënjanë një moment të vështirë të jetës sentimentale. Vetëm në këtë mënyrë do arrini që të ngrini krye.