HOROSKOPI 27 MAJ 2018


Dashi

Klima yjore do jete shume e mire gjate kësaj dite dhe do e beje jetën tuaj ne çift akoma me te bukur. Nuk do tundoheni aspak nga personat qe do iu joshin sepse për ju ekziston vetëm një person: partneri qe keni ne krah. Beqaret do ritakohen me një ish te dashur dhe do e kuptojnë se ndiejnë akoma për te. Financat do jene te shkëlqyera. Përfitoni për te hequr disa para mënjanë.

Demi

Çiftet do kalojnë një dite shume te mërzitshme dhe qe mezi do presin qe ajo te mbaroje. Partneri as qe do mendoje t’iu përkëdhelë apo t’iu mbaje pranë. Nëse jeni ende vetëm duhet te bëni akoma dhe me tepër durim gjate kësaj dite. Nuk është koha e duhur për te dale neper takime. Ne planin financiar do iu duhet te merrni vendime te mëdha. Do ia dilni mbanë.

Binjaket

Nëse jeni ne një lidhje, nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni gjate kësaj dite. Partneri do iu mbaje pranë dhe do iu ledhatoje gjate gjithë kohës. Do ndiheni me te vërtetë te dëshiruara. Beqaret nuk do dini çfarë te bëjnë duke qene se personat qe do takojnë nuk do jene ne lartësinë e duhur. Urani do sjelle te papritura jo te këndshme ne planin financiar. Kujdes!

Gaforrja

Fale ndikimit te Uranit dhe te Neptunit ne jetën tuaj ne çift, do kaloni momente te animuara pranë atij qe dashuroni. Disa do mendojnë shpesh sikur janë ne ëndërr. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe me ne fund do ndihen te plotësuar. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi te cilat do ju marrin goxha kohe për t’u zgjidhur.

Luani

Nëse ka kohe qe marrëdhënia ne çift po shkon me se miri, pse te mos mendoni sot për një bashkëjetesë? Te jeni te sigurte se do ndiheni edhe me mire dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Mos keni frike nga përgjegjësitë. Beqaret do kenë takime te rëndësishme. Ne planin financiar do mund te kryeni investime te rëndësishme qe do e përmirësojnë situatën shume shpejt.

Virgjeresha

Ata qe kane pasur disa debate te forta ne çift kohet e fundit do kalojnë një dite shume te vështirë dhe me tension, ndërsa ata qe kane pasur një marrëdhënie te qete, do përjetojnë emocione pozitive. Për beqaret Venusi do jete planeti me i favorshëm dhe qe do nxite takimet interesante. Financat do jene me te mira se disa dite me pare, por shpenzimet e mëdha duhen shmangur.

Peshorja

Jeta juaj ne çift do jete ne qendër te vëmendjes gjate kësaj dite. Tregohuni sa me realiste qe te mundeni nëse nuk doni te përballeni me probleme. Beqaret edhe sot do e kenë te vështirë ta gjejnë personin e përshtatshëm. Mos e humbni besimin, por bëni edhe pak kohe durim. Ne planin financiar nuk mund ta përmirësoni dot buxhetin pa përdorur strategji strikte.

Akrepi

Nen ndikimi e forte te Merkurit ju do rivendosni komunikimin dhe bashkëpunimin ne çift. Do arrini me ne fund t’i zgjidhni mosmarrëveshjet dhe do e shihni me optimizëm te ardhmen. Beqaret do kërkojnë gjera te pamundura, prandaj dëshirat nuk do mund t’iu realizohen dot. Ne sektorin financiar duhet te tregoheni me vigjilente se kurrë qe te mos keni vështirësi me pas.

Shigjetari

Duke folur hapur me partnerin dhe duke e toleruar me tepër njeri-tjetrin do mund t’i kaloni edhe ato pengesa te vogla qe ju ishin shfaqur. Beqaret nga ana tjetër do iu kushtojnë me tepër rëndësi ndjenjave dhe do bëjnë çmos qe ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Situata financiare do jete mjaft e trazuar. Kujdes me çdo shpenzim qe do iu duhet te kryeni.

Bricjapi

Sot do e kuptoni me mire se personi qe keni ne krah me te vërtetë është ideali për ju. Ai do iu ndihmoje për gjithçka qe do keni nevoje dhe do ju beje te mos ndiheni kurrë vetëm. Beqaret duhet te mendohen mire pare se te bëjnë ndonjë zgjedhje. Ne planin financiar nuk do ketë surpriza te këqija, kështu qe do jeni me te qete dhe do shpenzoni pak me tepër.

Ujori

Dite e bekuar kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje ashtu si ju e kishit menduar dhe kënaqësitë do jene te papërshkrueshme. Beqaret nuk do përfitojnë aq sa duhet nga mundësitë qe do ju jepen dhe do pendohen edhe vete për këtë gjë. Ne planin financiar mos ua plotësoni qejfin veten për çdo gjë sepse keni për te ngelur pa asnjë para ne xhep.

Peshqit

Duhet te bëni me shume lëshime gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse përndryshe nuk do arrini dot te jetoni qetësisht. Edhe partneri do mundohet te toleroje me tepër. Beqaret do kenë një takim mbresëlënës kështu qe duhet ta shfrytëzojnë ditën sa te mundin. Ne planin financiar duhet te merrni kurajën dhe te përballeni me vështirësitë qe ju kane dale.