Dashi
Do të gjeni zgjedhjen e duhur në momentin e duhur, ndërsa do të harroni të këqijat e vjetra. Pas shumë hidhërimeve të vogla do të merrni kënaqësi personale.
Demi
Gjithçka do të procedojë mirë dhe nuk do të keni asnjë vështirësi ditën e sotme, por yjet ju sugjerojnë të jeni më të gatshëm për të dhuruar dhe të mos ju mbesë hatri.
Binjakët
Ditën e sotme do ta filloni me një entuziazëm dhe mundësia për t’u përmirësuar do t’ju japë shtysën e duhur për fitime të majme ekonomike. Kështu nuk do të keni frikë nga asnjë përballje.
Gaforrja
Mos e përjetoni si një dramë për çdo gjë të vogël që nuk do të shkojë ashtu siç dëshironit. Në fund të fundit, jeta është e mbushur me periudha të ndryshme.
Luani
Mos jini shumë kërkues si ndaj partnerit ashtu edhe ndaj miqve. Sepse kjo gjë mund të shkatërrojë raportet që keni krijuar prej kohësh. Sot e shkuara do t’ju kushtëzojë së tepërmi.
Virgjëresha
Do t’ju gjykojnë për spontanitetin tuaj sot. Ditë speciale për të lindurit ditën e diel. Nëse po jetoni një histori ekstra, duhet të mendoni nëse ia vlen.
Peshorja
Do të nervozoheni dhe do të “shpërtheni” pa asnjë arsye sot. Një projekt po shkon drejt një përfundimi të mirë ndërsa do të realizoni disa gjëra që i keni për zemër.
Akrepi
Do t’ju duhet shumë “karikim” për të mbledhur ndonjë sukses të rëndësishëm. Mos i jepni askujt shumë informacion për veten, sepse dikush mund t’ju zhgënjejë shumë.
Shigjetari
Gjatë kohës që do të qëndroni në shtëpi duhet të bëni kujdes me objektet që mund të thyhen. Një shoqe jo e sinqertë mund t’ju shkatërrojë realitetin.
Bricjapi
Nëse ndiheni të trishtuar dhe të dëshpëruar, duhet të dini se Jupiteri dhe Venera shumë shpejt mund të ndryshojnë ditët tuaja. Mërkuri do t’ju ofrojë pritje të mira.
Ujori
Mos u besoni personave që ju lavdërojnë shumë. Nëse keni lindur të dielën mos shpresoni më në atë lajmin ose telefonatën që prisnit. Qëndroni vetëm me miqtë e vërtetë.
Peshqit
Jini sa më shumë të rezervuar, sidomos në çështjet që i takojnë dashurisë. Edhe nëse do të merrni këshilla arsyetoni gjithmonë me kokën tuaj.