Kur u njohëm, ai nuk më tregoi se ishte i martuar. M’u paraqit si mashkull i lirë. Më dërgonte në restorantet më të shtrenjta. Edhe natën herë-herë e kalonte me mua. Kur dëgjova se ishte i martuar dhe kishte edhe vajzë, vendosa t’i ha.kmerrem – ta ndaja nga gruaja. Kështu edhe bëra…, shkruan Lindita.
Në të vërtetë, kur e njoha mendoja se ai është një qyqar dhe asgjë më shumë, te i cili nuk do të gjeja mbështetje nëse do kisha nevojë. Por, siç thotë populli, më doli dardhë me bisht! Tek pas një kohe nga të tjerët mësova se ai ishte i martuar, madje kishte edhe vajzë! Mendova dhe ç’mendova dhe, në fund, erdha në përfundimin që ta ndaja nga gruaja, në shenjë ha.kmarrjeje. E ndava nga gruaja, ia shka.tërrova familjen, pastaj e organizova jetën tonë të përbashkët, në të cilën nuk kishte më vend as për prindërit, as për të afërmit e tij, madje as për vajzën e tij…
Kështu, krijova një qetësi me të dhe nuk lejoja askush të na përzihej në jetën tonë. Prindërit e tij mendonin se unë isha ajo që ia shka.tërrova jetën djalit të tyre, por ata nuk e dinin se ai ishte i pari që ma shk.atërroi jetën mua, duke më mashtruar që të krijonim lidhje dashurie, e, në anën tjetër, veç ishte i martuar… Ata sikur nuk e njihnin djalin e tyre se ai ishte një qyqar dhe asgjë më shumë… Si rrodhi ngjarja? Mendoja se një burrë që e tradhton gruan dhe fëmijët, edhe e ka lehtë t’i braktisë, madje edhe t’i harrojë.
U mashtrova. M’u desh një mund shumë më i madh sesa kisha menduar. Zgjati me vite. I përdora të gjitha metodat për ta bërë për vete: e nënçmoja, e braktisja për shkakun më të vogël, e ai gjithmonë më vinte pas duke më rënë në gjunjë të mos e braktisja. Këto ishin metodat e mia me të cilat e sprovoja, e, në anën tjetër, kënaqesha… E mundoja edhe gruan e tij. Sa herë më tekej shkoja të banesa e tij dhe i bija ziles pa ndërprerë, derisa fqinjët kureshtarë dilnin në korridor të shihnin se ç’po ndodhte. Kështu, të gjithë fqinjët e morën vesh se ata nuk ishin familje e lumtur, ashtu si dukeshin.
Pastaj, e binda se gruaja e tij ishte fajtore për të gjitha. Se ajo nuk e kishte dashur e respektuar sa duhet, prandaj atij i ishte dashur ta kërkonte tjetrën, të më gjente mua… E ai, për ta dënuar, e detyroi që ajo vetë të kërkojë shkurorëzim.
Por, para se ata të ndaheshin, unë e inskenova kinse ikjen time për në Shqipëri. U vesha si të udhëtoja, vërtet. Shkova që të përshëndetesha me të, kinse për herë të fundit. Të dy u shtangën. Ajo më në fund mori frymë shlirë, kurse ai u nis shkallëve teposhtë pas meje. Shkallëve më tha disa herë që të ndalesha, por bëhesha kinse nuk e dëgjoja… Kur dola në rrugë në çast kaloi një taksi dhe e ndala. Hipa në të dhe i thashë të ngutej paksa, sepse doja ta sprovoja se a do më ndjek ai pas a jo…
E unë, as që e kisha ndërmend të udhëtoja, por doja ta sprovoja se çka ishte në gjendje të bënte për mua… Pak më vonë, kur ktheva kokën pas, pash se ai na ndiqte me veturën e tij. Kur arritëm në periferi të qytetit, i thash taksistit të ndalej. Pas nesh u ndal edhe ai. U afrua te taksia dhe ma hapi derën. “Të lutëm, mos shko! Jam në gjendje të veproj siç thua ti!”, më tha. Zbrita nga taksia dhe i thash taksistit të vazhdonte ai vetë. Atë ditë u realizua ëndrra ime. Nuk shkuan shuam ditë dhe ai u shkurorëzua.
Dhe, nga dita kur ishte vetëm imi, më dukej se merrte frymë sipas ritmit tim. Nuk e lejoja të shkonte askund vetëm, pa mua. Kjo e nevrikoste, aq sa atij iu bë jeta monotone nën dlktatin tim… Pas dy vjetësh e humba, ashtu si edhe e përvetësova… Mbeta me gishta në gojë… Ai iu kthye përsëri gruas së tij dhe tash e disa vjet jeton me të…/Lindita