Historia frymëzuese: Çifti me aftësi të veçanta bëhen prindër për herë të parë


Emisioni “Njerëz të padukshëm”, të moderuar nga Anjeza Maja ka nisur me historinë e një çifti me aftësi të veçanta të cilët kanë bërë realitet ëndrrën e tyre për t’u bërë prindër.

Zenepja dhe Gëzimi janë njohur në pranverën e vitit 2009. “Nuk e mendoja se do martohesha ndonjë ditë. Por Zoti është i madh dhe më ka bekuar me një shtatzëni”, u shpreh Zenepja.

Zenepja është në muajin e tetë të shtatzënisë dhe gjinia e fëmijës është vajzë.

“Dhe me këtë surprizë nga Anjeza, e cila po përgatit ciklin e ri javor, “Njerëz të Padukshëm”, ju uroj një fillim sa më të mbarë të punëve të këtij Viti të Ri”, shkruan Rama krah videos së publikuar në Facebook.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/212537519689066/?t=0