Të gjithë tashmë e njohin Ilir Latifin, shqiptarin që mbron ngjyrat e kombit suedez në sportin ku ai garon.
Ai ndeshet në UFC, ku ka plot 14 fitore, 5 barazime dhe asnjë humbje, e një nga këto fitore e ka me KO.Latifi është parë shpeshherë që të shfaqet si shqiptar duke bërë edhe shqiponjën dykrenare të vendit tonë. E madje më tej ai shoqërohet edhe me persona ‘VIP’ shqiptarë për t’u dukur si i tillë.
Po mesa duket ai vetë nuk e quan veten e tij një nga ne, pra shqiptar. Kjo shikohet mjaft lehtë në postimin e tij në rrjetin social të ‘Facebook’, ku Latifi nuk nguron ta thërrasë veten e tij Suedez.
E nëse rastet ku dëshiron ‘të duket’ si një nga ne, e bën për fansa, famë apo që tifozët në ndeshjet e tij të jenë më të shumtë në numër kjo nuk dihet./Shqipëriaime