Ky është momenti i pabesueshëm kur një person kalon 4 kat të një ndërtese- duke u ngjitur thjesht me duart e tij për ballkoni, për të shpëtuar një vogëlush 4 vjeçar i cili ishte i varur për një ballkoni në Paris.
Katërvjecari është filmuar derisa ishte i varur në ballkon jashtë apartamentit të tij në Rue Marx-Dormoy të shtunën pasite, pasi që me sa duket ishte lënë në shtëpi vetëm përderisa babai i tij ishte jashtë për pazar.
Ai shpëtoi fal Mamoudou Gassama, i cili për më pak se 30 sekonda arriti tek fëmija, duke u ngjitur për ballkone deri në katin e katërt aty ku ishte edhe fëmija.
Që nga atëherë, ai është krahasur me Spider-Man duke u quajtur super hero.
I pyetur se pse ai rrezikoi edhe veten për ta shpëtuar djalin, Gassam për Le Parisien tha: “E bëra thjeshtë sepse ai është një fëmijë”, transmeton Indeksonline.
Pas përpjekjes së ngritjes së tij, të inkurajuar nga një turmë e publikut që ishin aty, Gassama, 22 vjeçari arriti të kap djalin shëndosh e mirë.
Ekipet e zjarrit tashmë ishin alarmuar për incidentin, nga një fqinj, i cili në video mund të shihet me deshpërim duke u përpjekur ta rrëmbej djalin nga ballkoni i tij.
Fqinji për shkak të një gardhi që ishte në mes të ballkoneve nuk mund ta kapte mirë atë.
I vetmi dëmtim i fëmijës ishte se ai ishte shqyer pak në një gozhdë. Ndërsa Gassma pësoi disa gërvishtje.
Autoritet janë duke hetuar mbi incidentin./Indeksonline/