Hëngri darkë mirë e mirë, vlonjati ikën pa paguar faturën duke mashtruar stafin e restorantit në Sauk


Mashtrimi është një fenomen që ndodh rëndom në Shqipëri, sidomos kohët e fundit. Më e çuditshmja është se ky fenomen po ndodh më shpesh nga personat të cilët nuk janë të varfër ekonomikisht. Rasti që do t’ju paraqesim më poshtë e vërteton këtë gjë.

Një denoncim i ardhur në redaksinë JOQ Albania, nga stafi i restorantit, thotë se çifti i cili ka darkuar, kanë porositur një darkë të shijshme me fileto primo viçi, verë primitivo dhe çfarë kanë dëshiruar tjetër në tavolinën e tyre.

Djali vlonjat është larguar pa e paguar faturën. Ai e ka mashtruar kamarierin dhe recepsionistin duke u thënë se do paguante me kartë krediti dhe i ka shpërqëndruar duke u kërkuar t’i paketonin një pjesë të ushqimit pasi do e merrte në dhomë.

Edhe nga pamjet e mbërritura nga ambientet e brendshme të restorantit, duket se djali i cili ka kryer mashtrimin, nuk është në gjendje të keqe ekonomike.

Djali u ka thënë se e dashura e tij ishte angleze dhe se nuk kuptonte shqip. Ai është larguar nga restoranti me makinën e tij ngjyrë të kuqe, ku kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjitha momentet.

Denoncimi ka ardhur nga stafi i restorantit, ku u bëjnë thirrje edhe të tjerëve që të kenë kujdes nga ky person, pasi mund të bien pre e mashtrimit të tij, ashtu siç ka rënë edhe stafi i këtij restoranti në Sauk.

Denoncimi nga stafi i restorantit:

Përshëndetje JOQ Albania! Është njëri që ka ikur pa paguar faturën nga restoranti që ndodhet në Sauk. Pretendonte se ishte vlonjat, djali ish-drejtorit të Sodës, tani babai pedagog në universitetin e Vlorës! Ky udhëton me një alfa të kuqe me targa gjermane që fillon me shkronjën “D”. Do të nis foto tani të surratit dhe të makinës.

Duket qartë që është mashtrues profesionist. Të lutem shpërndaje që të mos mashtrojë njeri tjetër. E dashura gjoja angleze! Pretendoi që do paguante me kartë krediti në recepsion dhe iku me vrap.

Ishin orar i qetë dhe nuk ja vunë veshin as recepsioni dhe as kamarieri. I la kuzhinierit gjysmën e ushqimit dhe i tha ma bëj një pjatë se do e marr në dhomë. Kishte një kartë dhome plastike të bardhë, të ngjashme me tonën.”