Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vijon t’i qëndrojë besnik vendimit të tij për vendosjen e taksës 100% ndaj hyrjes së mallrave Serbe në Kosovë.
Ai u shpreh se nuk do të tërhiqej nga ky vendim edhe në qoftë se kjo do t’i kushtonte rrëzimin e qeverisë të cilën ai drejton.
Në një intervistë për “Interaktiv” në KTV, Haradinaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ndryshimi i kufijve bëhet vetëm me Iuftë.
Ajo çfarë më së shumti ka përbërë lajm nga deklarata ka qenë deklarimi i tij se, “nëse largohem nga posti i kryeministrit, do të marrë me vete edhe Thaçin e Veselin”.
Haradinaj u shpreh gjithashtu se Kosovën e 17 shkurtit 2008, nuk mund ta zhbëjë askush përfshirë edhe presidentin.