Clem Ho nga Edmonton i Kanadasë, e ka shpëtuar shtëpinë nga ndonjë thyerje e mundshme, pasi instaloi pajisjen e zgjuar që duket sikur zile.
Në momentin që një hajn i maskuar si postier, po përpiqej ta thyente derën dhe ftoi edhe një tjetër t’ ndihmonte, ai iu bërtiti duke i frikësuar, transmeton Telegrafi.
“Largohuni prej derës” ka thënë shkurt Ho, duke bërë që ata të ikin me vrap, teksa gjithçka xhirohej prej kamerës.
Pamjet që janë marrë prej kamerës, tani po shfrytëzohen prej forcave të rendit që të identifikon dhe të ndalohen keqbërësit.
Në anën tjetër, pronari iu rekomandon të gjithëve që të blejnë pajisje të tilla, që dërgojnë njoftime ne telefon, nëse ka përpjekje për thyerje të ndryshme.