Shqiptarët për shqiptarët” i sollën familjes Mera nga Urxalla gëzim dhe lumturi pasi gjithë familja u zhvendos në apartamentin e mobiluar në Burrel, pranë spitaIit aq të nevojshme.
Elvis Naçi me ndihmën e shqiptarëve me zemër të madhe grumbulloi paratë për ti blerë familjes një apartament në qytetin e Burrelit, afër spitalit dhe shkollës. Lumturia e anëtarëve të familjes ishte e papërshkrueshme kur dera e banesës së re u hap për herë të parë.
Kamera e “Shqiptarët për shqiptarët” në News 24 shkoi sërish për të parë familjen. Jeta e tyre ka ndryshuar. Aleksandro i vogël 6 vjeç ka shkuar për herë të parë në shkollë. Mësuesja ndihmëse thotë se vogëlushi është mirëpritur me ngrohtësi nga moshatarët ndërsa vetë ajo po e ndihmon që të arrijë shokët në mësime. Por edhe përditshmëria e anëtarëve të tjerë të familjes ka ndryshuar plotësisht.
“Më parë kur dilja nëpër fshat më dukej sikur njerëzit më përqeshnin, nuk dilja fare nga shtëpia. Por sot jemi të lumtur, familja ime është e lumtur, atëherë unë jam i lumtur. Edhe ata që kanë mendime negative i jap bekimin e Zotit.
Sot jam i lirë dhe i lumtur. E vetmja gjë që dua është dituria, është shkolla” thotë Ergesti.
Lumja thotë “Jam shumë e lumtur, këtu është jeta. Më është plotësuar dëshira, fëmijët më thonë është mrekulli e paparë, dalin shëtisin, kanë shokë. Mua më ka ndryshuar jeta. I falënderoj shumë shqiptarët për shqiptarët” këto janë impresionet e zonjës së shtëpisë e cila gjatë kësaj jave ka pritur edhe vizita për shtëpinë e re.
VIDEO E PUBLIKUAR NGA NEWS 24: