Një objekt misterioz është zbuluar në sipërfaqen e Marsit, dhe kjo ka nxitur shkencëtarët që ta shohin me seriozitet.
Sipas përfaqësuesve të NASA-s objekti është me shkëlqim dhe shtrihet në sipërfaqen e Marsit.
Guri i shndëritshëm është i dukshëm në sipërfaqen e planetit të kuq.
Tani ekipi i Curiosity synon të bëjë një vështrim më të qartë të objektit, me shpresën për të gjetur se çfarë është.
“Mendohet se mund të jetë një meteor sepse është kaq i shndëritshëm”, shkroi Suzanne Schwenzer, një nga anëtarët e ekipit.
Objekti, me nofkën “Little Colonsay”, tashmë është vënë në shënjestër të shkencëtarëve që po e kontrollojnë atë.
Curiosity realizoi një foto të objektit me shtresën e tij që shkëlqen mes pluhurit dhe shkëmbinjve të sipërfaqes marsiane.
Por do bëhen verifikime të tjera në përpjekje për të kuptuar kiminë e tij.
Kjo do të bëhet duke përdorur ChemCam, një grup mjetesh që mund t’i shqyrtojnë objektet nga distanca