Habit vajza nga Divjaka:Më mirë traktorin dhe lopët, se sa Tiranën


Jemi mësuar të shohim vajza që lenë qytetet ose fshatrat e tyre për tu futur në rrjedhën e kryeqytetit por harrojmë që ka dhe prej tyre që nuk preferojnë Tiranën para vendit të tyre. Një ndër to është Etmira Toska, vajza e cila punon dhe jeton në Fshatin Ferras të Divjakës.

Emisioni “Boom” ka shkuar në këtë fshat ku dhe është njohur më nga afër me jetën e kësaj vajze. Çdo ditë Etmira zgjohet në orën 5 të mëngjesit, mjel 45 lopët që ka në stallë merr qumështin dhe e çon tek pika e grumbullimit që ndodhet 4 km larg shtëpisë së saj.

Më pas ajo kthehet në shtëpi, ku merr traktorin dhe shkon për të punuar arën ku qëndron rreth 10 orë. Por pavarësisht lodhjes ajo nuk do ta linte asnjëherë fshatin për Tiranën.

“Punoj rreth 60 ha tokë. Traktorin e kam mësuar që 12 vjeç dhe e kam shumë qejf punën. Madje po të më thoshte dikush që do të më dhurojë një traktor ose një makinë BMW do të zgjidhja traktorin”.- është shprehur vajza.