Një grua u diagnostikua një vit më parë me një sëmundje të rrallë autoimune, që preku hundën e saj, duke i shkaktuar probleme me frymëmarrjen dhe duke i sheshuar pjesën e mishit.
Jayne Hardman u shfaq në programin televiziv “This Morning” për të treguar transformimin e pabesueshëm të hundës së saj, e madje edhe e hoqi atë në transmetim të drejtpërdrejtë.
Që prerj asaj kohe, ajo ka vendosur hundë protezë të ngjitur me magnet, të cilën e tregoi teksa ndodhej në programin televiziv që transmetohet çdo ditë në Britani.
Teksa hoqi hundën në emision për të treguar sesi funksiononte, Jayne rrëfeu se njëherë i kishte ndodhur që t’i ikte nga tështima. “Tani e mbaj hundën sa herë që tështij”, tha gruaja.
Veprimi i Jayne shkaktoi jo pak tronditje tek shikuesit, që padyshim nuk e prisnin diçka të tillë./b.l/noa.al/